Falimenton “CoreSteel”, gjykata e merr në dorë fatin e “Llamkosit”

Ekonomi

Falimenton “CoreSteel”, gjykata e merr në dorë fatin e “Llamkosit”

Më: 28 shkurt 2015 Në ora: 16:22

Blerësi i gjigantit Llamkos ka falimentuar edhe zyrtarisht, duke e quar në dështim edhe ndërmarrjen Llamkos dhe duke lënë pa punë qindra punëtorë.

Vendimin e ka marrë Gjykata Themelore në Prishtinë/Departamenti për çështje Ekonomike. Lajmin e ka konfirmuar edhe Zëdhënësi i AKP-së, Ylli Kaloshi. “Bëhet fjalë për falimentim të blerësit të Llamkosit”, tha shkurt ai. Ai tha se detaje të tjera AKP do të nund të ofroj ditëve të ardhëshme.

Gjykata ka caktuar edhe një administrator në ndërmarrjen Llamkos, i cili do të ketë të drejta ligjore mbi gjithë pasurinë e ndërmarrjes.

Llamkos ishte një ndër ndërmarrjet shoqërore më me përspektivë në vend. Por çasja jo e duhur në privatizimin e saj qoi në këtë gjendje, thuhet në artikullin e publikuar.

Ishte Jeton Sadiku, pronari i Coresteel që e bleu vite më parë këtë ndërmarrje, duke premtuar se po sjellë përvojën angleze dhe do ta zhvillojë dhe rrisë atë. Por sot kjo ndërmarrje ka rënë në fund të pusit. Prodhimi ka kohë që është ndërprerë në Llamkos, derisa mbi 400 punëtorë kanë mbetur në mëshirë të fatit.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat