Holanda mbështet bujqësinë e Kosovës

Ekonomi

Holanda mbështet bujqësinë e Kosovës

Më: 27 shkurt 2015 Në ora: 16:05

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi zhvilloi sot një takim me ambasadorin e Holandës në Kosovë, Robert Bosch.

Ne takim u bisedua për prioritetet e MBPZhR-së për këtë vit.

Ministri e njoftoi ambasadorin më hollësisht rreth Programit për Bujqësi dhe Zhvillim Rural të këtij viti, përmes të cilit ai tha se synojnë zhvillimin dhe fuqizimin e mëtejmë të sektorit të bujqësisë. Me këtë rast, ministri Krasniqi, e ka falënderuar ambasadorin Bosch për mbështetjen që Holanda i ka dhënë në vazhdimësi Kosovës për zhvillimin e sektorëve të ndryshëm dhe shprehu gatishmërinë e tij që të thellohet dhe zgjerohet edhe më tej bashkëpunimi mes Kosovës dhe Holandës.

Nga ana e tij, ambasadori Robert Bosch, ka uruar ministrin Krasniqi për detyrën e re dhe vlerësoi përkushtimin e tij për avancimin dhe fuqizimin e sektorit të bujqësisë në përgjithësi dhe rikonfirmoi gatishmërinë e shtetit të tij për të ndihmuar zhvillimin bujqësor të vendit.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat