Mustafa: Do t'i eliminojmë barrierat ligjore për bizneset

Ekonomi

Mustafa: Do t'i eliminojmë barrierat ligjore për bizneset

Më: 27 shkurt 2015 Në ora: 13:35

Mustafa po ashtu ka thënë se programi qeverisës është i harmonizuar me PDK-në dhe partnerët të tjerë të koalicionit. Ai ka njoftuar po ashtu se do të përkrahen bizneset e grave.

Krijimi i ambientit për të bërë biznes, eliminimi i barrierave burokratike, krijimi i tregut të barabartë, ndryshimi i pakove ligjore me qëllim të zhvillimit ekonomik, ishte arsyeja që për herë të parë kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, takon përfaqësuesit e bizneseve me temën “Dialogu për Politika Ekonomike”.

Megjithatë, pas përfundimit të fjalimit të kryeministrit, mediat nuk kanë pasur qasje dhe mundësi për t’i dëgjuar vërejtjet dhe sugjerimet e dhjetëra bizneseve pjesëmarrëse në këtë takim.

Mustafa ka treguar arsyet kryesor të diskutimit me biznese.

“Të diskutojmë për pengesat e ambientit biznesor, qoftë ato që e vështirësojnë themelimin e bizneseve të reja ose pengesat me të cilat ballafaqohen bizneset në përditshmërinë e tyre dhe e dyta që të propozojnë ndryshime të nevojshmetë rregullativës ligjore për ta lehtësuar të bërit e biznisit, për të krijuar një konkurrencë të mirëfilltë pa marrë parasysh madhësinë e bizneseve dhe fuqinë e tyre ekonomike “, ka thënë Mustafa.

Ai i ka njoftuar bizneset për aprovimin e programit qeverisës dhe i ka ftuar ata për bashkëpunim në mënyrë që të realizohet programi katër vjeçar i qeverisës.

“Kemi të bëjmë me barrierat ligjore dhe me zvogëlimin e burokracisë, mendojmë se duhet t’i lehtësojmë bizneset me qëllim që të ulin edhe korrupsion por edhe të krijojmë kushte për tërheqje të investimeve të huaj...ta shohim pakon ligjore e cila e rregullon biznesin se çka duhet me ndryshu nga ajo pako ligjore në mënyrë që pakoja ligjore të mos bëhet pengesë e të bërit biznes.... Muret ligjore të mos jenë aq të vrazhda sa që bizneset pengohen ta kryejnë aktivitetin e tyre .”, ka thënë Mustafa.

Ai po ashtu ka thënë se do të ketë disa lirime doganore që ka të bëjnë me importin e mallrave përkatësisht të makinerive kapitale të cilat do të shërbejnë për investime kapitale edhe për zhvillim ekonomik.

Mustafa po ashtu ka thënë se programi qeverisës është i harmonizuar me PDK-në dhe partnerët të tjerë të koalicionit. Ai ka njoftuar po ashtu se do të përkrahen bizneset e grave.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat