ASK publikon të dhënat për regjistrimin e bujqësisë

Ekonomi

ASK publikon të dhënat për regjistrimin e bujqësisë

Më: 27 shkurt 2015 Në ora: 09:14

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) sot publikon të dhënat e para paraprake për Regjistrimin e Bujqësisë në Kosovë, i cili është mbajtur nga 1 nëntori deri më 20 nëntor 2014.

Regjistrimi i Bujqësisë është kryer në 34 komuna të Republikës së Kosovës. Ndërkaq, në katër komuna në Veri të Republikës së Kosovës (Leposaviq, Zveçan, Zubin Potok dhe Mitrovicë e Veriut) Regjistrimi nuk ka mundur të kryhet, për shkak se këto komuna refuzuan të marrin pjesë. ASK kishte bërë përgatitjet që Regjistrimi të mbahet në gjithë territorin e Republikës.

Regjistrimi është organizuar dhe realizuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), në bashkëpunim me Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR) dhe me Komisionet Komunale të Regjistrimit (KKR) dhe ka kushtuar 4.7 milionë euro.

Regjistrimi i fundit i Bujqësisë në Kosovë ishte bërë në vitin 1960 nga ish-Enti i Statistikave të Kosovës.

Konferenca për media do të mbahet në ora 11:00 në Zyrat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat