Nafta shtrenjtohet 10 lekë gjatë muajit shkurt

Ekonomi

Nafta shtrenjtohet 10 lekë gjatë muajit shkurt

Më: 26 shkurt 2015 Në ora: 16:38

Çmimi i karburantit është rritur me 2 lekë të tjera gjatë ditëve të fundit.
Në pikat e karburantit në kryeqytet nafta tregtohet me 171-deri në 173 lekë për litër.
Nafta filloi të shtrenjtohej në javën e parë të këtij muaji, kur çmimi i naftës bruto në botë filloi të rritej. Por, rritja në vendin tonë, ka ardhur graduale dhe e qëndrueshme, duke u shtrenjtuar 10 lekë për litër në 3 javët e fundit.
Sjellja e tregtarëve të karburantit në vendin tonë, këtë muaj, nuk ka pasqyruar aspak uljet e shënuara në bursë, ndërsa duke i qendruar besnik vetëm pasqyrimit të rritjes.
Lënda djegëse në vend është ndër më të shtrenjtat në rajon dhe mungesa e uljes së çmimit u ka rënë në sy edhe ekspertëve të Fondit Monetar Ndërkombëtar. Çmimet e karburanteve do të jenë pjesë e axhendës së misionit të ardhshëm të Fondit në vendin tonë, siç bëri të ditur në një intervistë për Zërin e Amerikes shefi i misionit të FMN-së për Shqipërinë. Sipas tij, mund të ketë disa faktorë, një ndër të cilet mund të jetë shtrembërimi i tregut.
Por shqiptarët paguajnë një faturë të kripur për karburantin, pasi blejnë shtrenjtë karburant me cilësi të dobët. Inspektorati qendror teknik, ka gjobitur 42 subjekte tregtare në periudhën Janar-Shkurt të këtij viti. Më shumë se gjysma e tyre, kanë probleme me parametrat e cilësisë.
Një muaj më parë, inspektoriati bëri të ditur se kishte gjobitur 63 kompani pas kontrolleve të ushtruara në dy muajt e fundit të vitit të kaluar

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat