Hapet panairi i punësimit me bankat komerciale në Kosovë

Ekonomi

Hapet panairi i punësimit me bankat komerciale në Kosovë

Më: 26 shkurt 2015 Në ora: 07:24

Qendra Informative dhe Kulturore e BE-së në bashkëpunim me Shoqatën e Bankave të Kosovës organizojnë panairin e punësimit me bankat komerciale.

Kjo ngjarje do të kontribuojë në krijimin e një lidhjeje në mes të punëkërkuesve dhe bankave komerciale në Kosovë, në mënyrë specifike synimin e studentëve që aktualisht studiojnë apo që kanë diplomuar në gradën Bachelor/Master.

Ata do të kenë mundësinë për të sjellë CV-të e tyre dhe për të diskutuar mundësitë e praktikës dhe mundësitë e punësimit në industrinë bankare.

Panairi organizohet sot në Qendrn Kulturore dhe Informative e BE-së që gjendet në sheshin Nëna Terezë në Prishtinë duke filluar nga ora 10:00.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat