Banka Botërore 1.1 miliardë dollarë mbështetje Shqipërisë në 5 vite

Ekonomi

Banka Botërore 1.1 miliardë dollarë mbështetje Shqipërisë në 5 vite

Më: 25 shkurt 2015 Në ora: 17:56

Mbështetja financiare që Banka Botërore do t’i japë Shqipërisë në 5 vite llogaritet rreth 1.1 miliardë dollarë.

Deklarata u bë nga Përfaqësuesja e Bankës Botërore në Tiranë, Tahsen Sayed, gjatë prezantimit të kuadrit të ri të partneritetit të mërkurën në Komisionin parlamentar të Ekonomisë dhe Financave.

Në periudhën 2015-2019, me ndihmën e Bankës Botërore janë parashikuar 15 projekte, mesatarisht 3 projekte në vit per mbështje buxhetore për sektorin makroekonomik dhe financiar dhe financimin e reformën në sistemin energjitik.

“Mbështeja do të adresohet në 5 drejtime, që synojnë përmirësimin e situatës ekonomike”, deklaroi Sayed. Sipas Sayed, Banka Botërore do të vazhdojë të jetë e angazhuar për t’i dhënë Shqipërisë mbështetje të vazhdueshme teknike dhe financiare, në përputhje me strategjinë e saj të zhvillimit. Sayed tha se Banka Botërore mbështet reformën në sektorin energjitik.

Drafti i kuadrit të partneritetit të ri 5 vjeçar mes Bankës Botërore dhe Shqipërisë do t’I nënshtrohet diskutimeve gjatë muajit mars ndërsa prezantimi për Bordin e Drejtorëve Ekzekutivë të Bankës Botërore është planifikuar të bëhet në fund të muajit Prill.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat