AKP-ja shpërndan mbi 1.3 milion euro për 466 punëtorë

Ekonomi

AKP-ja shpërndan mbi 1.3 milion euro për 466 punëtorë

Më: 25 shkurt 2015 Në ora: 13:44

Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP), pas lëshimit të vendimit nga Dhoma e Posaçme e Gjykatës Supreme të Kosovës lidhur me ankesat dhe kundërshtimet e punëtorëve të Ndërmarrjeve Shoqërore, ka bërë kompletimin e dokumentacionit për shpërndarjen e një pjese të fondeve të 20 përqindëshit edhe për punëtorët e tri ndërmarrjeve shoqërore: “Mekanizimi”, në Prishtinë; “Dardania-Fabrika e farës”, në Klinë, ZR në Pejë dhe “Ramiz Sadiku”, në Prizren.

“Shuma e fondeve që do të shpërndahen është 1 milion e 349 mijë e 896 euro, kurse nga kjo shpërndarje do të përfitojnë 466 punëtorë të këtyre tri ndërmarrjeve shoqërore”, është thënë në komunikatën për media të AKP-së, sipas së cilës, transferimi i këtyre fondeve është bërë në llogarinë e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK).

“AKP deri më tani në emër të 20 përqindëshit për punëtorët e kualifikueshëm ka bërë shpërndarjen e fondeve te 20 përqindëshit në shumë prej 98 milionë e 749 mijë e 896 euro kurse nga ky proces kanë përfituar rreth 44 mijë ish-punëtorë të ndërmarrjeve shoqërore”, ka njoftuar nga AKP-ja.

AKP-ja është në proces të përgatitjes së dokumentacionit për shpërndarjen e fondeve të 20 përqindëshi edhe për një numër tjetër të ndërmarrjeve shoqërore, për të cilat janë krijuar kushte ligjore për shpërndarje. “Agjencia do t’i informojë me kohë ish-punëtorët e këtyre NSH-ve dhe opinionin e gjerë”, ka bërë me dije AKP-ja.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat