Komiteti Drejtues i Projektit TC “Kosova e Re” aprovoi hapjen e Ofertës Financiare

Ekonomi

Komiteti Drejtues i Projektit TC “Kosova e Re” aprovoi hapjen e Ofertës Financiare

Më: 30 janar 2015 Në ora: 14:57

Komiteti Drejtues i Projektit (KDP) Termocentralit “Kosova e Re”, (TCKR), i udhëhequr nga Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci, mbajti takimin e radhës ku u prezantuan rezultatet e vlerësimit të ofertës së përputhshmërisë të dorëzuar nga ofertuesi Contour Global.

Në takim u bënë prezantimet e rekomandimeve për vlerësimin e ofertës nga Komisioni për Vlerësimin e Ofertave, Këshilltarët e Transaksionit, Këshilltari Strategjik (IFC), si dhe rekomandimet e Bankës Botërore.

KDP TC “Kosova e Re” me këtë rast mori vendim që procesi të vazhdojë me hapjen dhe vlerësimin e Ofertës Financiare, gjatë javës së ardhshme.

Në këtë takim, përveç Këshilltarëve të Transaksionit, anëtarëve të rregullt të KDP-së, ishin prezent edhe anëtarët vëzhgues si, Banka Botërore, BERZH, USAID, KfW, Ambasada Amerikane, Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, si dhe përfaqësuesit e institucioneve tjera vendore që kanë të bëjnë me sektorin.

MZHE do ta informojë me kohë opinionin publik për zhvillimet e tjera që do të ndodhin gjatë ditëve në vijim./BS/

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat