Ekonomistët: Ulja e normës së interesit nuk mjafton

Ekonomi

Ekonomistët: Ulja e normës së interesit nuk mjafton

Më: 29 janar 2015 Në ora: 16:54

Banka e Shqipërisë ka ulur në nivele rekord normën bazë të interësit. Por që ekonomia te ndeze motorret e rritjes, nevojitet te krijohet nje klime me mire biznesi nga ana e qeverise. Sygjerimet vijne nga ekspertet financiare.
Ulja e kostos se parase ne nivele minimale nga Banka e Shqiperise nuk mjafton të vërë në lëvizje të plotë aktivitetin ekonomik ne vend.
Pasi Banka Qqendrore e luajti rolin e saj, topi ka kaluar në fushen e qeverise.
Sipas ekspertëve financiare, ulja e normës së interesit duhet të mbështetet nga politika të tjera që nxisin konsumin dhe investimet.
Pa mbështetje të tjera, z.preci është pezimist se norma e interesit do të nxisë kredinë, madje mund të kthehet në një masë penalizuese
Masat lehtësuese të Bankës së Shqipërisë kanë ulur dukshëm fitimet nga depozitat në banka, ndërsa kredia është bërë pak më e lirë
Por, që bankat të kreditojnë me shumë e më lirë, kanë nevojë që institucionet të krijojnë një klimë më të mirë biznesi
Vetë bankat nga ana e tyre, duhet të studiojnë më mirë kreditë që japin e të zgjedhin sektorët që kanë më shumë mundësi
Ne vendimin e fundit, Këshilli Mbikqyrës i Bankës i kërkon qeverisë te jete me e ekupibruar ne konsolidimin fiskal dhe shperndarjen e investimeve publike, duke kujtuar se ku eshte nje vit i veshtire edhe per shkak te klimes se pasigurt ekonomike ne eurozone.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat