BSH vijon përpjekjen për nxitje të konsumit

Ekonomi

BSH vijon përpjekjen për nxitje të konsumit

Më: 28 janar 2015 Në ora: 16:44

Banka e Shqipërisë ka ulur normën bazë të interesit në 2%, duke shënuar një nivel të ri rekord. Norma e interesit u ul me 0.25 pikë përqindje. Sipas Bankës, vendimi është marrë nga Këshilli Mbikëqyrës i Bankës, pasi u njoh me zhvillimet e fundit ekonomike e monetare në vend. Në muajin dhjetor inflacioni ishte 1.7 %, poshtë objektivit minimal të Bankës së Shqipërisë.
Kjo është hera e 13-te, që banka ul normën bazë, duke synuar te nxise kreditimet dhe investimet në ekonomi. Ulja më e fundit u bë në nëntor të vitit të kaluar dhe deri me tani ndikimin me te madh e ka dhene tek depozitat. Interesat e tyre kane zbritur ne nivelin e inflacionit, duke qene 1.6 % në muajin nëntor.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat