Ministri Stavileci sot raporton para Komisionit për Zhvillim Ekonomik

Ekonomi

Ministri Stavileci sot raporton para Komisionit për Zhvillim Ekonomik

Më: 27 janar 2015 Në ora: 07:58

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci është ministri i parë i cili sot do të raportoj për punën e deritashme të tij pranë Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri te Kuvendit të Kosovës.

Si ministër i Zhvillimit Ekonomik, ai do të paraqitet te martën para anëtarëve të Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri për të raportuar me theks te veçantë me gjendjen në ndërmarrjet publike dhe telekomunikacionin.

Deputetët e komisioneve tjera parlamentare u kanë bërë thirrje dhe ministrave të tjerë për të raportuar, përfshirë ministrin e Jashtëm, Hashim Thaçin.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat