Arrihet marrёveshja me Bosnjen pёr njohjen e certifikatave veterinare

Ekonomi

Arrihet marrёveshja me Bosnjen pёr njohjen e certifikatave veterinare

Më: 23 janar 2015 Në ora: 16:59

Delegacionet qeveritare tё Republikёs sё Kosovёs dhe tё Bosnje e Hercegovinёs gjatё takimit tё mbajtur nё Sarajevё me datën 22 janar janё pajtuar pёr njohjen reciproke tё certifikatave veterinare.

Marrёveshja e arritur, pёrmes dialogut nё mes tё përfaqësuesve tё qeverive respektive dhe me pёrkrahjen e delegacionit tё Bashkimit Evropian (BE-sё) dhe tё Pёrfaqёsuesit Special tё BE-sё nё Bosnje e Hercegovinё, hap rrugёn pёr eksportin e produkteve të Kosovës me origjinë shtazore nё Bosnje e Hercegovinё, gjё qё deri mё tani ishte e pamundur eksporti i produkteve të Kosovës tё kësaj natyre.

Delegacionet e tё dy vendeve janё zotuar se nga 1 shkurti i vitit 2015 tё sigurojnё qarkullimin e lirё e tё papenguar tё mallrave me origjinё shtazore, si dhe mallrave jo-ushqimore me origjinё shtazore, tё cilat i pёrmbushin standardet relevante sanitare.

Agjencitё ushqimore dhe veterinare respektive do tё komunikojnё nё baza tё rregullta pёr tё lehtёsuar regjistrimin e operatorёve eksportues dhe pёr tё autorizuar eksport-importin.

Kjo marrёveshje bazohet nё reciprocitet tё plotё ndërshtetëror dhe ёshtё nё pёrputhje me standardet evropiane tё bashkёpunimit ekonomik, tregtisё sё lirё, zhvillimit dhe mirёqenies nё rajon.

Delegacioni i Republikёs sё Kosovёs udhёhiqej nga përfaqësuesit e Ministrisë së Tregtisё dhe Industrisё dhe kishte nё pёrbёrje edhe pёrfaqёsuesit e Ministrisё pёr Dialog dhe tё Agjencisё sё Ushqimit dhe Veterinarisё sё Kosovёs.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat