Konfindustria: ERE pranoi pjesërisht kërkesën për të mos rritur tarifat e transmetimit

Ekonomi

Konfindustria: ERE pranoi pjesërisht kërkesën për të mos rritur tarifat e transmetimit

Më: 28 dhjetor 2014 Në ora: 01:00

Kompanitë e mëdha që do të dalin në tregun e lirë për të siguruar energjinë, morën një përgjigje të pjeshshme nga Enti Rregullator i Energjisë.

Sipas përfaqësuesit të konfindustrisë, Enti mori parasysh kërkesën e tyre për të mos rritur tarifat e transmetimit për sipërmarrjet që furnizohen nga linjën 35 kw.

Kompania kishte kërkuar trefishim të tarifës së transmetimit, çka e bënte pa interes edhe një import të lirë të energjisë nga jashtë. Por, ka ende sipërmarrje në pritje të tarifave, që ERE do të vendosë për linjat, 20 apo 10 kilovolt.

Rreth 400 kompani që pritet të dalin nga burimet aktuale të furnizimit janë konsumatorë për 40% të totalit të energjisë që konsumohet në vend.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat