Hamza: Normat e interesit kanë kaluar në vlera njëshifrore

Ekonomi

Hamza: Normat e interesit kanë kaluar në vlera njëshifrore

Më: 26 dhjetor 2014 Në ora: 17:56

Kryeministri Isa Mustafa, në këtë takim theksoi se është e rëndësishme që BQK-ja së bashku me ministritë e profilit ekonomik të Qeverisë së Kosovës të rrisin bashkëpunimin, duke mbajtur takime të përbashkëta, me qëllim që të shqyrtohen mënyrat se si të rritet efekti i sistemit bankar për një zhvillim më të shpejt të ekonomisë vendore, por edhe si të lehtësohen procedurat për financim të biznesit, duke bërë vendin më atraktiv për investime, përfshi edhe investimet e jashtme direkte.

Nga ana e tij, guvernatori i BQK-së, Bedri Hamza, informoi kryeministrin Isa Mustafa mbi performancën e sistemit financiar në vend. Guvernatori informoi kryeministrin se gjatë vitit 2014 ka pasur rritje si të kredive ashtu edhe të depozitave.

Gjithashtu, Hamza njoftoi Kryeministrin se për herë të parë që nga funksionimi modern i sistemit bankar në Kosovë, normat e interesit kanë kaluar në vlera njëshifrore.

Gjatë takimit, gjithashtu u diskutua edhe për nivelin mjaft të mirë të kapitalizimit të sistemit bankar, shëndetshmërisë, por edhe profitit.

Kryeministri Isa Mustafa falënderoi guvernatorin Hamza për informimin mbi rrjedhat kryesore të sistemit financiar duke shprehur mbështetjen e tij për BQK-në.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat