Rusia heq embargon ndaj Shqipërisë për eksportet e produkteve bujqësore

Ekonomi

Rusia heq embargon ndaj Shqipërisë për eksportet e produkteve bujqësore

Më: 25 dhjetor 2014 Në ora: 18:07

Agjencia “The fish site” bën të ditur se eksportet e mishit dhe produkteve bujqësore, midis Shqipërisë dhe Rusisë, mund të rinisin.
Duke iu referuar bisedimeve të nivelit të lartë mes përfaqësuesit të Rusisë, Alexei Saurin, dhe sekretarit të përgjithshëm të ministrisë shqiptare të Bujqësisë, Vojo Brega, agjencia thekson se pala shqiptare ka dhënë garanci për të siguruar vërtetësinë e produkteve dhe certifikatave, ndërsa një ekip i përbashkët do të zgjidhë çdo mosmarrëveshje që mund të lindë.
Bisedimet Rusi-Shqipëri, që u kërkuan nga pala shqiptare, kishin në fokus zgjidhjen e shqetësimeve mbi eksportet e produkteve bujqësore nga Shqipëria, që u ndaluan për shkak të falsifikimit masiv të certifikatave.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat