Thaçi: Edhe një lajm i mirë nga fusha e ekonomisë

Ekonomi

Thaçi: Edhe një lajm i mirë nga fusha e ekonomisë

Më: 19 dhjetor 2014 Në ora: 20:40

Lajmin se një nga projektet më të rëndësishme investive në Kosovën e pasluftës, ndërtimin e termocentralit "Kosova e Re", po hyn në fazën përfundimtare,zv.kryeministri Thaçi e ka cilësuar lajm të mirë

Lajm i mirë sot nga fusha e ekonomisë dhe krijimit të vendeve të reja të punës por edhe promovimit ndërkombëtar të Kosovës si shtet me potencial të lartë investiv.

Një nga projektet më të rëndësishme investive në Kosovën e pasluftës, ndërtimin e termocentralit "Kosova e Re", po hyn në fazën përfundimtare me ofertën e dorëzuar sot nga kompania amerikane Contour Global. Kjo kompani është pronare apo menaxhon me 41 termocentrale në mbarë botën dhe është ofertuese serioze për investime deri 2 miliardë euro që nevojiten për ndërtimin e prodhuesit të ri të rrymës.

Projekti është i përpiluar edhe me ndihmën e Bankës Botërore dhe shumë partnerëve ndërkombëtarë dhe fokusi i diplomacise ekonomike në muajt në vijim është që ky projekt jo vetë të finalizohet por edhe të bëhet shembull për investitorë tjerë të interesuar në begatitë minerale dhe natyrore të Kosovës, shkruan Thaçi në FB.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat