Në Gjakovë do prodhohen mbulesat për Wolksfagen, Audi, Volvo

Ekonomi

Në Gjakovë do prodhohen mbulesat për Wolksfagen, Audi, Volvo

Më: 19 dhjetor 2014 Në ora: 19:46

Tash e tutje në Gjakovë do të prodhohen mbulesat për makinat Wolksfagen, Audi dhe Volvo. Kjo pas nënshkrimit të kontratës që ka bërë kryetarja e Gjakovës, Mimoza Kusari me kompaninë e njohur Trox.

Nënshkrimi i kontratës është bërë në Goteborg të Suedisë ndërsa bëhet e ditur se tani do të hapet edhe konkursi për punë.

Para nënshkrimit të kësaj kontrate profitabile për punësim për qytetarët e komunës së Gjakovës, fillimisht kryetarja Mimoza Kusari Lila ka vizituar fabrikën e automobilëve Volvo, ku nga afër ka parë linjën e prodhimit dhe mbulesat të cilat përmes kompanisë "Trox" nga Goteborgu, tash do të prodhohen në Gjakovë.

Prodhimi i deritashëm i këtyre mbulesave për Volvo, Wolksfagen dhe Audi bëhet në Ukrainë.

Pas disa javëve kur të angazhohen njëqind punëtorët e parë, një pjesë e prodhimit do të kryhet në Gjakovë.

Kjo u mundësua përmes partneritetit me kompaninë kosovare "Mabetex" SHA dhe kompanisë bijë "Intertex" në Gjakovë.

Gjithashtu, Kusari - Lila, në qytetin e Goteborgut ka takuar edhe zëvendëskryetaren, Elisabet Rothenberg, me të cilën ka biseduar për thellimin e bashkëpunimit në fushën e shërbimeve publike, kulturës dhe shkëmbimit akademik.

Njëherit, kompania "Mabetex" ka nënshkruar kontratë edhe me kompaninë amerikane nga Wisconsin, "Blue Stone Safety", e cila gjithashtu në industrinë e tekstilit do të prodhojë uniforma të punës dhe jelekë antiplumb për eksport.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat