Edhe 33 milionë për pagat e dhjetorit

Ekonomi

Edhe 33 milionë për pagat e dhjetorit

Më: 19 dhjetor 2014 Në ora: 12:02

Qeveria e Kosovës ka marr vendim për ndarjen e mbi 33 milionë eurove për mbulimin e minusit në paga për muajin 10 dhjetor të vitit 2014, për të gjithë shërbyesit civil dhe pensionistët.

Ministri i Financave, Avdulla Hoti, propozoj që këto mjete të shpërndahen brenda muajit për shkak edhe të afrimit të festave të fund vitit.

“Në departamentin për buxhet dhe financa ne i kemi bërë të gjitha rregullimet e nevojshme. Kjo shumë do të sigurohet 26.5 milionë nga kontigjenca për pagë në ministrin Financave, kursimet prej 5.2 milionë nga kontigjenca për energji dhe nga rezervat e paparashikuar merren 1.9 milion euro”.

“Është e nevojshme që ky vendim të mundësoj që pagat e të gjithë shërbyesve civilë, pensionet dhe gjitha përfitimet tjera të kryhen para festave”, tha Hoti.

Ministri i Financave po ashtu bërë të ditur se nga takimet që kanë zhvilluar me zyrtarë të Postës dhe Telekomit të Kosovës (PTK), Qeveria e Kosovës do përfitojë një shumë prej pesë milionë eurove që kjo kompani ndan si disidencë për qeverinë.

Në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës, të mbajtur të premten po ashtu është marr vendim që të ndahen mbi 181 mijë euro për organizmin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në komunën Graçanicës.

Në mbledhjen qeverisë janë miratuar edhe disa projektligje si:

- Projektligji për mbikëqyrjen elektronike të personave, të cilëve u kufizohet lëvizja me Vendim të Gjykatës ose të panelit për lirim me kusht.

- Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.04/L-051 për parandalimin e konfliktit të interesit në ushtrimin funksionit publik.

- Projektligji për përgjimin e telekomunikimeve.

- Propozim- vendimi për ndarjen mjeteve financiare për Energji nga kategoria ekonomike subvencione.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat