Bie prodhimi i energjisë elektrike për 40 për qind

Ekonomi

Bie prodhimi i energjisë elektrike për 40 për qind

Më: 19 dhjetor 2014 Në ora: 08:54

Serbia dhe vendet tjera vazhdojnë ta furnizojnë me të madhe Kosovën me energji elektrike. Prodhimi i energjisë elektrike në Termocentralet e Kosovës ka rënë për afër 40 për qind në tremujorin e tretë të këtij viti, në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), gjatë kësaj periudhe Termocentralet e KEK-ut kanë prodhuar 889.6 GWh energji elektrike, përderisa në periudhën e njëjtë të vitit paraprak ishin prodhuar 1,319.0 GWH. E, në KEK fajin për këtë ia lënë aksidentit tragjik që kishte ndodhur në qershor të këtij viti në Termocentralin Kosova A, transmeton tribuna.

Edmond Nulleshi, drejtor në Shërbimet e Korporatës ka thënë për Tribuna se, termocentralet si njësi gjeneruese të energjisë elektrike prodhojnë në bazë të bilancit vjetor të aprovuar ku janë të definuar të gjitha afatet kohore të ndalesave të secilës njësi gjeneruese për shkak të remonteve të rregullta dhe kërkesës sezonale për energji.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat