Haxhinasto fton investitorët turq në Shqipëri

Ekonomi

Haxhinasto fton investitorët turq në Shqipëri

Më: 18 dhjetor 2014 Në ora: 20:03

Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës Edmond Haxhinasto priti sot, në një takim dypalësh ministrin e Ekonomisë së Republikës së Turqisë Nihat Zeybekci.

Duke vlerësuar marrëdhënien historike të bashkëpunimit politik dhe ekonomik të dy shteteve, Haxhinasto u ndal në rëndësinë që kanë një sërë bashkëpunimesh në fushën e transportit dhe infrastrukturës, dhe ftoi investitorët turq.

“Zgjerimi i bashkëpunimit në fushën e transportit dhe infrastrukturës, për projekte me rëndësi të përbashkët, mbetet prioriteti ynë dhe për këtë i bëj ftesë investitorëve turq për të zhvilluar potencialet e tyre edhe në Shqipëri”: - tha Ministri Haxhinasto.

Një nga çështjet e theksuara nga ministri në këtë takim ishte cilësia e shërbimit të ofruar nga investitorët turq në Shqipëri. Ai i kërkoi ministrit Zeybekci, që standardi i aplikuar nga kompanitë turke që operojnë në vendin tonë, të jetë në nivelet me të cilat këta invesistorë operojnë në Turqi.

Zeybekci shprehu gatishmëri për bashkëpunimin në të gjitha fushat, duke i dhënë një rëndësi të veçantë transportit dhe infrastrukturës me Shqipërinë, i cilësuar një nga sektorët më të rëndësishëm për Turqinë. Më tej, ai u shpreh se Turqia e vlerëson bashkëpunimin aktual në fushat e transportit dhe infrastrukturës, dhe u angazhua për vullnetin maksimal për të rritur performancën në këto projekte.

Në fund të takimit, Haxhinasto vuri theksin edhe njëherë mbi gadishmërinë për eksplorimin e mëtejshëm të bashkëpunimit mes dy vendeve, nëpërmjet partneritetit publik dhe privat me investitorët turq, në fushat e transportit dhe infrastrukturës.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat