Kosova rrit eksportin e pemëve e perimeve

Ekonomi

Kosova rrit eksportin e pemëve e perimeve

Më: 18 dhjetor 2014 Në ora: 19:49

Miliona kilogramë pemë vazhdojnë të importohen në Kosovë. Madje sivjet shifrat flasin se importi vetëm sa është rritur. Megjithatë, edhe eksporti ka shënuar një ngritje.

Kosova vazhdon të importojë miliona kilogramë pemë e perime, duke krijuar kështu një dallim të madh mes importit dhe eksportit. Në krahasim me vitin e kaluar, kur në total pemë e perime janë importuar 115.5 milionë kilogramë në vlerë prej 40.7 milionë eurosh, këtë vit në total janë importuar 127.2 milionë kilogramë në vlerë prej 46.8 milionë euro. Në vitin 2014 në total importi i pemëve është 74 milionë kilogramë në vlerë rreth 26 milionë euro, ndërsa importi i perimeve është rreth 53.2 milionë kilogramë me vlerë rreth 20.8 milion euro.
Por krahas rritjes së importit, ka edhe shtim të eksportit. “Importi i pemëve dhe perimeve në krahasim me vitin e kaluar është rrit për afro 12 milion kg, kurse si vlerë është 7 milionë më shumë, po indikacion tjetër që është shumë pozitiv, është edhe rritja e eksportit gjatë këtij viti. Eksporti i pemëve dhe perimeve ndoshta për herë të parë qysh prej kur dogana mbledh statistika e ka kalu vlerën e 10 milion eurove,” ka thënë Adriatik Stavilevci, zëdhënës i Doganës së Kosovës.
Sipas njohësit të çështjeve ekonomike, Ibrahim Rexhepi, mungesa e prodhimeve gjatë tërë vitit dhe kushtet klimatike janë ndër faktorët e këtij dallimi mes importit dhe eksportit, por jo vetëm.
“I pari është ajo që bujqësia, përkatësisht kultivimi I pemëve dhe perimeve nuk kanë qenë prioritet për qeverinë, dhe kjo degë shumë e rëndësishme, jo vetëm për furnizimin e tregut po edhe për punësimin e njerëzve është neglizhu prej masluftës e knej,” thekson Ibrahim Rexhepi, njohës i cështjeve ekonomike.

Sipas Rexhepit, Kosova ka potencial për të zëvendësuar deri në 80 % importin në këtë sektor. Por ish­ministri i Bujqësisë, Blerand Stavileci, pat thënë se përkrahja ndaj këtij sektori është në rritje e sipër ashtu siç është ngritur edhe buxheti i kësaj ministrie, duke bërë që të zëvendësohen importet me prodhime vendore.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat