U hap panairi i veshjeve dhe ushqimeve tradicionale

Ekonomi

U hap panairi i veshjeve dhe ushqimeve tradicionale

Më: 18 dhjetor 2014 Në ora: 13:12

Organizuar nga shoqata “Fatjona”, sot në qendër të Malishevës, është hapur panairi i ushqimeve dhe punimevetradicionale.

Në hapjen e panairit mori pjesë edhe kryetari i Komunës së Malishevës,Ragip Begaj me bashkëpunëtor, i cili i uroi të gjithë pjesëmarrësit në këtë panair dhe ju dëshiroj suksese në punën e tyre. “Unë ju përgëzoj edhe për punën e juaj, që ju e ruani dhe e vazhdoni traditën tonë, si në veshjet, ashtu edhe në gatimet, që nënat tona na gatuanin neve”, tha kryetari Begaj, në fjalën e tij me këtë rast.

Panairi i veshjeve tradicionale dhe ushqimeve tradicionale, do të qëndroj i hapur dy ditë në Malishevë, ndërsa shoqatën “Fatjona”, si organizatore e ka mbështetur Komuna e Malishevës, për mbajtjen e këtij panairi, i cili mbahet për herë të dytë brenda vitit në Malishevë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat