Mbi 300 mijë tonë mbeturina industriale në 2013

Ekonomi

Mbi 300 mijë tonë mbeturina industriale në 2013

Më: 17 dhjetor 2014 Në ora: 16:21

Sasia e mbeturinave të gjeneruara nga industria për vitin 2013 ka qenë 300,539 tonë, prej tyre 644 tonë janë mbeturina të rrezikshme të klasifikuara sipas listës se mbeturinave 2000/532/EC,njoftoi ASK

Sasia e mbeturinave të gjeneruara nga industria për vitin 2013 ka qenë 300,539 tonë, prej tyre 644 tonë janë mbeturina të rrezikshme të klasifikuara sipas listës se mbeturinave 2000/532/EC, njoftoi Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK).

Në publikimin që bëri sot ASK-ja – “Anketa e Mbeturinave Industriale 2013 (Të dhëna preliminare)” – thuhet se “rezultatet nga anketa një tregojnë se sasia më e madhe e mbeturinave të gjeneruar është në sektorin e prodhimit - 205,178 tonë ose 69%. Rezultatet nga anketa dy tregojnë se sasia më e madhe e mbeturinave të gjeneruar ka qenë në sektorin E, 2,700 tonë ose 72%”.

Anketa e mbeturinave industriale në Kosovë është realizuar sipas NACE Rev.2, i cili njëkohësisht është dhe klasifikim statistikor i aktiviteteve ekonomike. Mbeturinat janë klasifikuar si të rrezikshme dhe jo të rrezikshme, sipas listës së mbeturinave.

Njësi raportuese janë të gjitha kompanitë me 10 e më shumë punëtorë. Gjithashtu në mostrën e rastit janë përfshirë edhe popullsia e kompanive të vogla me 0-9 punonjës. Kompanitë e përfshira janë klasifikuar nga NACE Rev.2 në sektorët e aktiviteteve vijuese: B- Xehetari dhe guroret,C- Prodhimit, D-Furnizimi me energji elektrike, gaz avull dhe furnizimi me ajër të kondicionuar dhe E-Furnizimi me ujë, kanalizim, menaxhim mbeturinash dhe aktivitete revitalizimi të tokës, njoftoi ASK.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat