Komuna e Prishtinës fiton grand 400 mijë euro

Ekonomi

Komuna e Prishtinës fiton grand 400 mijë euro

Më: 16 dhjetor 2014 Në ora: 13:41

Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka nënshkruar grandin me vlerë prej 400 mijë EURO të fituar nga Komisioni Evropian.

Ai në profilin e tij në Facebook ka shkruar ndër të tjera se, në bashkëpunim me Gratë në Biznes dhe CEED, nga viti i ardhshëm do të ketë tri tregje mobile të prodhimeve vendore që do të lëvizin nga lagja në lagje me që rast fermerët e regjionit të Prishtinës do të kenë mundësinë të promovojnë dhe shesin prodhimet e tyre drejtpërdrejtë tek qytetarët.

Ja postimi origjinal:

Pas hapjes së suksesshme të kësaj fazë të ngrohjes me avull, sapo nënshkrova në emër të komunës grandin e fituar nga Komisioni Evropian në vlerë prej 400 mijë EURO (total projekti 500 mijë euro) për krijimin e tregut të prodhimeve vendore.

Në bashkëpunim me Gratë në Biznes dhe CEED, nga viti i ardhshëm Komuna e Prishtinës do të ketë tri (3) tregje mobile të prodhimeve vendore që do të lëvizin nga lagja në lagje me që rast fermerët e regjionit të Prishtinës do të kenë mundësinë të promovojnë dhe shesin prodhimet e tyre drejtpërdrejtë tek qytetarët.

Kjo do të fuqizojë prodhuesit vendorë dhe do të krijojë vende të reja të punës.
Edhe një premtim i përmbushur.

P.S. po, po edhe sheshin do ta zbukurojmë

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat