U promovua panairi Blej Shqip

Ekonomi

U promovua panairi Blej Shqip

Më: 28 nëntor 2014 Në ora: 11:52

Sot, kryetari i komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti dhe ministri i ekonomisë së Shqipërisë, Arben Ahmetaj hapen zyrtarisht panairin Blej Shqip për t’i promovuar produktet shqiptare.

U tha që shëkmbimi tregtar në mes Kosovës dhe Shqipërisë është 150 milionë euro, ndërsa ndërmjet Kosovës e Serbisë 500 milionë euro. Prandaj u tha që të punohet më shumë në mënyrë që të rriten shëkmbimet tregatre Kosovë – Shqipëri.

Me këtë rast kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti tha se për shqiptarët është shumë i rëndësishëm zhvillimi ekonomik i përbashkët.
"E diskutuam me ambasadorin Mingjozi qe sa kohë se Shkëmbimet Tregtare të cilat I ka Republika e Kosovës me Republikën e Shqipërisë, janë minimale në krahasim me atë se cili është potenciali I shqiptarëve që të prodhojnë dhe të bëjnë shkëmbime ndërmjet vete dhe t’i zëvendësojnë një numër të madh të parave të importit të cilat i ka edhe Kosova edhe Shqipëria, drejt me qëllim të fuqizimit ekonomik të kombit Shqiptar dhe krijimin e vendeve të reja të punës që do ta sjellin një zhvillim të mirëfilltë ekonomik",tha kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti.
/BS

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat