Panariti: Masa ekstreme për ata që nuk punojnë tokën

Ekonomi

Panariti: Masa ekstreme për ata që nuk punojnë tokën

Më: 27 nëntor 2014 Në ora: 10:31

Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti ka paralajmëruar masa ekstreme për të gjithë ata që nuk punojnë tokën. Gjoba të cilat rriten çdo vit dhe deri në konfiskim të pronës, për fermerët dhe pronarët të cilët lënë djerrë tokën.

“Shqipëria nuk ka luksin të lerë asnjë centimetër katror tokë të pakultivuar, sepse ne jemi vendi që ka sipërfaqen më të kufizuar të tokës për frymë të popullsisë”, ka thënë Panariti në një intervistë të dhënë për “Ora News”.

Gjithashtu Panariti ka folur lidhur me punën intensive që po bën qeveria për të shmangur katastrofat bujqësore dhe ka shpjeguar se në rastin e fundit të përmbytjeve hidrovoret ishin funksional, por një problem me energjinë elektrike e cila është ndërprerë për shkak të përmbytjes së nënstacionit të Lezhës, ka çuar në mosfunksionimin e hidrovorit.

Panariti ka thënë së me ndarjen e re territoriale kanalet kulluese dhe vaditëse do të kalojnë në varësi të pushteti vendor, çka do të çojë në përmirësim të situatës duke shmangur përmbytjet.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat