10 biznese austriake do vizitojnë Shqipërinë

Ekonomi

10 biznese austriake do vizitojnë Shqipërinë

Më: 26 nëntor 2014 Në ora: 17:58

10 delegacione biznesesh austriake do të vizitojnë Shqipërinë për të parë mundësinë e investimeve në vendin tonë. Kjo ishte deklarata e kreut të qeverisë shqiptare në Facebook, pas mbledhjes së organizuar më zëvendëskryetarin e Parlamentit austriak Karlheinz Kopf.

Takimi i kryeministrit Rama me Kopf dhe me një grup sipërmarrësish, u realizua ditën e sotme. Gjatë këtij takimi, qeveria shqiptare prezantoi reformat e saj, për të cilat mori fjalë shumë inkurajuese nga pala austriake.

Ishte kreu i qeverisë, ai që njoftoi për takimin e sotëm më përfaqësuesit austriakë, ndërsa bëri me dije se gjatë gjashtëmujorit të parë të viti që vjen, 10 biznese do të vizitojnë Shqipërinë, për të parë mundësinë e investimeve në vend.

“Varg delegacionesh të biznesit austriak në Shqipëri. Gjatë takimit me zv.kryetarin e parlamentit austriak Karlheinz Kopf e një grup sipërmarrësish austriakë, ku u mbështetën me fjalë shumë inkurajuese reformat e qeverisë, dhe u dha edhe informacioni se në gjashtëmujorin e parë të vitit në vijim, janë plot dhjetë delegacione biznesesh austriake që do të vijnë për të parë mundësitë e investimit në vendin tonë”, bëri me dije kryeministri Rama.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat