Ekonomistët: Formalizimi i punës, i rëndësishëm

Ekonomi

Ekonomistët: Formalizimi i punës, i rëndësishëm

Më: 26 nëntor 2014 Në ora: 16:37

Mes formalizimit apo hapjes së vendeve të reja të punës, mund të gjejnë strehë edhe premtimet elektorale për punësimin. Përtej premtimeve, ekonomistët mendojnë se krijimi i vendeve të reja të punës është emergjent per vendin, ndërsa vlerësojnë cdo punëtorë të futur në rregulla.

Formalizimi i tregut të punës vlerësohet pozitivisht nga ekspertët, të cilët theksojnë se kjo zbut problemet sociale e krijon bazën për ekonomi të shëndetshme, por vënë theksin tek nevoja për të krijuar vende të reja pune.

Specilistet e fushes theksojne se për ekonominë shqiptare emergjente është krijimi i vendeve të reja të punës.

Ndersa një vend i formalizuar, siguron një trajtim më të mirë për të punësuarin, krijimi i një vendi të ri pune, i sjell të dyja: ekonomine dhe kushte sociale.

Instituti i Sigurimeve Shoqërore raporton 81 mijë vende pune të shtuara në listat e kontrubuesve këtë vit, por nuk ka një ndarje sa prej këtyre janë vende të reja pune dhe sa të formalizuara.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat