Vazhdon plani operacional për kontrollin e identifikimin e transportuesve ilegal ndërurban

Ekonomi

Vazhdon plani operacional për kontrollin e identifikimin e transportuesve ilegal ndërurban

Më: 25 nëntor 2014 Në ora: 13:48

Drejtoria e Inspeksionit e Komunës së Prishtinës në bashkëpunim me Ministrinë e Infrastrukturës ka vazhduar me planin operativ për parandalimin e kombi-busëve ilegale në hyrje-daljet e kryeqytetit, Prishtinë-Mitrovicë dhe Prishtinë-Podujevë.

Masat e ndërmarra nga inspektorët tashmë kanë treguar rezultate konkrete pasi që është zvogëluar dukshëm numri i kombi – busëve që transportojnë në mënyrë ilegale udhëtarët, ndërsa ndaj atyre që vazhdojnë ta ushtrojnë këtë veprimtari, janë duke u ndërmarrë të gjitha masat ligjore.

Efektet e këtij aksioni tashmë janë duke u reflektuar edhe në stabilizimin e transportit brenda kryeqytetit, pasi që komunikacioni është stabilizuar dukshëm derisa numri i kombi – busëve ilegalë është në rënie e sipër.

Njëkohësisht, edhe inspektorët që ishin cak i një sulmi fizik gjatë ditës së kaluar, tashmë janë në krye të detyrës në terren.

Risjellim në vëmendje se Komuna e Prishtinës mbetet e përkushtuar në zbatimin e ligjshmërisë, gjithnjë në të mirën e sigurisë së qytetarëve, ndërsa plani operativ do të vazhdojë deri në zbatimin e plotë të ligjit.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat