KLSH, marrëveshje bashkëpunimi me Shoqatën e Financierëve

Ekonomi

KLSH, marrëveshje bashkëpunimi me Shoqatën e Financierëve

Më: 24 nëntor 2014 Në ora: 17:18

Një marrëveshje bashkëpunimi është nënshkruar sot mes KLSH-së dhe Shoqatës së Kontabilistëve dhe Financierëve të Shqipërisë (SHKFSH).

Kjo marrëveshje me SHKFSH vjen pas nënshkrimit të marrëveshjeve të bashkëpunimit me institucione homologe në Shqipëri, si me Institutin e Eksperteve Kontabël të Autorizuar (IEKA), Këshillin Kombëtar të Kontabilitetit (KKK) dhe Shoqatën e Kontabilistëve të Certifikuar dhe Auditorëve të Kosovës (SHKÇAK), duke e kthyer bashkëpunimin me këto shoqata të qëndrueshëm dhe në linja konkrete.

Kryetari i KLSH-së, Leskaj theksoi rëndësinë qe ka bashkëpunimi me këtë shoqatë që drejtohet nga Prof. Dr. Sherif Bundo, që ka rreth 6000 anëtarë, dhe që sipas tij, është më e vjetra e profesionistëve të fushës.

“Jam i bindur që produktet e bashkëpunimit do të jenë konkrete dhe që SHKFSH do të angazhohet me specialistët e saj në procese monitorimi për çështje të caktuara të aktivitetit auditues të KLSH-së”.

Përmes kësaj marrëveshjeje, KLSH do të angazhohet në realizimin e aktiviteteve të ndryshme me SHKFSH, të tilla si trajnime, takime konsultative, tryeza të rrumbullakëta, workshop-e, seminare etj, aktivitete këto që synojnë rritjen e cilësisë së punës së stafit të KLSH dhe pjesëmarrjen e SHKFSH nëpërmjet ekspertizës së kualifikuar në trajnime të ndryshme për auditimin e jashtëm në Republikën e Shqipërisë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat