Dy milionë euro nga legalizimi

Ekonomi

Dy milionë euro nga legalizimi

Më: 24 nëntor 2014 Në ora: 08:30

Rreth dhjetë mijë ndërtesa pa leje mendohet se janë në Komunën e Prishtinës. Nga taksa për legalizim, menaxhmenti i komunal po pretendon të inkasojë fiks dy milionë euro në vitin 2015. Kaq mjete figurojnë në Buxhetin e vitit të ardhshëm. Por, sipas të dhënave të Ministrisë së Ambientit e cila është sponsoruesi e Ligjit për Legalizim, komunat do të mund të inkasojnë të hyra nga ndërtimet ilegale tek në vitin 2016. Kjo pasi, data 30 gusht 2013 llogaritet si data kur janë ‘ngrirë’ të gjitha ndërtimet e paligjshme.

Po në këtë datë është bërë edhe incizimi satelitor i Kosovës e Ligji trajton çdo ndërtim të përfunduar, substancialisht të përfunduar ose të papërfunduar para kësaj date. Ndërkohë, data 5 shkurt 2014 është data kur Ligji ka hyrë në fuqi. Sipas ligjit, më 5 shkurt 2015 është data kur komunat përfundojnë regjistrimin e ndërtimeve pa leje, 11 mars 2015 është dita e publikimit të regjistrit shtetëror të ndërtimeve pa leje, aplikuesi duhet të verifikojë nëse ndërtimi i tyre është regjistruar dhe të informojë Ministrinë për ndonjë gabim ose lëshim eventual.

Më 16 shtator 2015 do të fillojë aplikimi për legalizim e më 16 mars 2016 fundi i aplikimit për legalizim. Pas kësaj date, nëse aplikuesi është në rregull me dokumentet dhe objekti tij është në rregull me Ligjin e ndërtimit, i nënshkruhet procesit të legalizimit, ku më pas paguan edhe taksën e caktuar. Por, autoritetet komunale po synojnë të inkasojnë mjete nga një proces i legalizimit i cili kishte nisur në vitin 2010.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat