Zbulohen 35 milionë euro transaksione të dyshimta

Ekonomi

Zbulohen 35 milionë euro transaksione të dyshimta

Më: 24 nëntor 2014 Në ora: 08:22

Njësia e Inteligjencës Financiare (NJIF), gjatë vitit 2013, ka zbuluar transaksione të dyshimta në vlerë prej 35 milionë eurosh. Shtatë transaksione të dyshohet se kanë qenë si të destinuara për të financuar terrorizmin.
NJIF, poastu ka zbuluar vitin e kaluar edhe 7 transaksione të dyshimta për financim të terrorizmit. Kështu thuhet në raportin vjetor të NJIF-it të siguruara nga gazeta “Zëri”, duke shtuar me tej, trendi i raportimit të transaksioneve të dyshimta (RTD) ka vazhduar thuajse në numra të përafërt, të cilat raporte në vitin 2013 kanë rezultuar me një total prej 174 sosh.
“Numri i transaksioneve të përfshira në ato raporte të transaksioneve të dyshimta ishte 564 transaksione të dyshimta, shprehur në vlerë monetare në shumë prej afër 35 milionë eurosh. Krahasuar me vitin 2012, ka një rënie prej 28 raporte të transaksioneve të dyshimta apo rreth 16%. Edhe pse ka një rënie të RTD-ve me vitin e kaluar krahasuar me vitin 2011 ka rezultuar që këto raporte të kenë një rritje total prej 39 RTD-ve”, thuhet në raportin e siguruar nga gazeta “Zëri”.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat