Bujqësia, Rama: Fermerët, jo më lëmoshë nga qeveria

Ekonomi

Bujqësia, Rama: Fermerët, jo më lëmoshë nga qeveria

Më: 21 nëntor 2014 Në ora: 11:58

Sektori i bujqësisë ka qenë sot në vëmendjen e kryeministrit Edi Rama me synim zhvillimin e tij dhe përfitimin prej tij.

I pranishëm në aktivitetin e organizuar nga M ministria e Bujqësisë, “Bujqësia e së ardhmes”, kryeministri deklaroi se qeveria do të bëjë të pamundurën që sektori i bujqësisë të kthehet në një sektor fitimprurës, mbi bazën e dijes dhe inovacionit të vazhdueshëm.

“Nëse i referohemi bujqësisë dhe përpiqemi të bëjmë një krahasim mes sektorit këtu, e në Bashkimin Evropian, hendeku përcaktohet nga dija. Bujqësia në BE është fusha e inovacionit të vazhdueshëm, transformimit të vazhdueshëm bazuar mbi dijen. Në vendin tonë ka ndodhur e kundërta”, tha kreu i qeverisë.

Rama tha se “qeveritë e kanë konsideruar sektorin, si territor të varfërisë dhe mbijetesës, dhe janë mjaftuar me subvencionimin e parazitizmit dhe të një niveli nga ku kanë mundur të ngrihen vetëm ata që i kanë besuar bashkimit të forcave, dijes e konkurrencës me tregjet e tjera”.

Kryeministri tha se falë reformës së qeverisë, më në fund fshati dhe fermeri nuk duhet t’i drejtohen qeverisë për lëmoshë por me ide, projekte dhe kapacitete të reja absorbuese të fondeve që përfitohen nga qeveria përmes strukturave evropiane.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat