Debate për naftësjellesin kanadez, Ambientalistët në SHBA janë kundër

Ekonomi

Debate për naftësjellesin kanadez, Ambientalistët në SHBA janë kundër

Më: 20 nëntor 2014 Në ora: 15:01

Senati Amerikan refuzoi ndërtimin e një naftësjellësi që do të transportoje naftën kanadeze drejt rafinerive amerikane.
Sipas Zërit të Amerikës, ka ende një shans që projekti 5 miliardë dollarësh të miratohet vitin e ardhshëm kur fillon punën Kongresi i ri, por presidenti Obama ka lenë të kuptohet se mund ta bllokoje me veto.
Propozimi ka nxjerrë në pah ndasi të mëdha në Kongres në lidhje me të ardhmen energjetike të Amerikës. Në një vend te varur nga hidrokarburet për energji, mbështetësit e projektit Keystone premtojnë një të ardhme më të mirë nëse ai realizohet.
Ambientlistët nga ana tjetër profetizojnë një katastrofe ekologjike me kosto te larte njerëzore. Çdo dollar që shpenzojmë sot për naftë, është një dollar i harxhuar për t’i hapur varrin fëmijëve tanë, deklaroi Senatori demokrat Tom Harkin. Naftësjellës i ri do te transportoje nga Kanadaja n Amerikën Veriore 830 mijë fuçi nafte në ditë më shumë.
Kritiket argumentojnë se ajo nuk është e nevojshme e përpos kësaj, edhe do te shtojë çlirimin e gazeve të dëmshme në atmosferë.
Mbështetësit e projektit të tubacionit kujtojnë se sigurimi i energjisë nga burime të sigurta dhe të përballueshme është një shqetësim global. Republikanet janë mbrojtës të flaktë të kësaj nisme për të cilën thonë se do të krijoje vendet e reja aq të nevojshme të punës.
Ndërsa demokratet dhe ambientlistët paralajmërojnë mbi rreziqet e naftësjellësit që sipas tyre, do të kontribuojë nder të tjera edhe në ngrohjen globale. Senati aktual kontrollohet nga demokratet, por pas fitores në zgjedhjet e mesit të mandatit republikanët do të marrin shumë shpejt frerët e senatit të ri, e me Dhomën e Përfaqësuesve aktualisht në duart e tyre, nuk do të kenë pengesë tjetër në miratimin e këtij plani përveç firmës së Barak Obames.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat