Tregtia Kosovë-Shqipëri: Janë trefishuar tarifat doganore

Ekonomi

Tregtia Kosovë-Shqipëri: Janë trefishuar tarifat doganore

Më: 19 nëntor 2014 Në ora: 19:07

Shkëmbimet tregtare mes Shqipërisë dhe Kosovës nuk janë në nivelin e duhur edhe pse potenciali është tepër i lartë.

Bizneset konfirmojnë se problem mbeten barrierat doganore edhe pse në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive u tha se do të hiqen.

Këshilli i Agrobiznesit Shqiptar dhe Aleanca Kosovare e Bizneseve, janë takuar sot në Tiranë për të diskutuar mbi problematikat që ekzistojnë në fushën e tregtisë, dhe për ti adresuar së bashku këto çështje te qeveritë përkatëse.Enver Ferizaj, kreu i KASH tha se sot tarifat doganore mes Shqipërisë dhe Kosovës jo vetëm që nuk janë hequr por përkundrazi janë trefishuar.

"Unë do të thoja që nuk jemi në ato nivele të pritshme që duhet të ishim me Kosovën, ka një rënie në këtë drejtim, për vetë faktin se marrëveshja mes dy kryeministrave dhe ministrave të Financave Kosovë-Shqipëri dhe të drejtorive të doganave të cilat nënshkruan se në maj do të hiqen doganat, jo vetëm që nuk u hoqën por ato janë trefishuar nga ana e Kosovës, për vetë faktin se një biznes sot që paguan 150 euro, për të njëjtën sasi malli,paguan në Kosovë 650 euro, që do të thotë se ato prodhime që kanë relativisht çmim të ulët në vendin tonë, ato nuk mund të eksportohen për në Kosovë, për faktin se ato i marrin perimet e njoma dhe kanë një tarifë reference për të cilat janë dyfishi apo trefishi i çmimit që aktualisht sot merret në Shqipëri. Ky është një nga problemet themelore që doja ta ngrija me ju, por që nëpërmjet jush të sensibilizohet qeveria e Kosovës se kjo nuk është e drejtë dhe se politikat tona duhet të shkojnë drejt asaj që të hiqen doganat fare," tha Enver Ferizaj, kreu i KASH.

Edhe përfaqësuesi i Kosovës Agim Shahini shtoi se është për të ardhur keq që Shqipëria dhe Kosova më shumë importojnë nga Serbia se sa mes tyre. Shahini tha se duhet të nxisim atë që quhet nacionalizëm ekonomik, dhe që ekziston midis vendeve të zhvilluara, për të dalë bashkë në tregun rajonal. Gjithashtu Shahini shtoise Agrobiznesii përbashkët mund të rritet edhe më shumë nëse ne krijojmë një strategji të përbashkët zhvillimore.

"Jemi një potencial i zhvillimit të Ballkanit Perëndimor, por edhe i konsumittë prodhimeve të ndryshme dhe si tërësi ne duhet ta ndryshojmë mentalitetin tonë dhe politikat zhvillimore. Ne kemi bllokada të vazhdueshme nga shumë shtete që nuk e kanë njohur Kosovën, dhe zyrtarisht ne më shumë importojmë nga Serbia 300 milionë në mënyrë zyrtare, kurse rreth 4 milionë eksportojmë në Serbi. Ndaj dhe nacionalizmi ekonomik e forcon prodhimin vendor. Nacionalizmi ekonomik nuk ndërlidhet me akt politik, por e zhvillon ekonominëe vendit dhe Kosova dhe Shqipëria ka nevojë për zhvillim të brendshëm. Agrobiznesijonë i përbashkët mund të rritet edhe më shumë nëse ne krijojmë një strategji të përbashkët zhvillimore. Rruga e Kombit është mundësia më e mirë që qarkullimi të jetë më i shpejtë dhe pa vështirësi, por kjo nuk duhet të jetë një rrugë e vetëm një kahu por rrugë me dy kahe," tha Agim Shahini, kryetar i Aleancës Kosovare të Bizneseve.

Ideja e këtij takimi dhe e të tjerë aktiviteteve që do të pasojnë më vonë është që të promovohen produktet shqiptare. 'Konsumo shqip' është slogani që do të shoqërojë këtë nismë, për të ndërgjegjësuar qeveritë dhe qytetarët që të konsumojmë produkte të vendit dhe jo të huaja. Dhe në këtë drejtim të sensbilizimit masiv, gjatë këtij takimi u vlerësua së tepërmi edhe roli i medias, e cila përcjell zërin e biznesit dhe të konsumatorit direkt te qeveria që më pas duhet të reagojë, dhe të marrë masa për të zgjidhur problemet.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat