Shqiptarë dhe serbë mirëpresin investimin e 400 mln eurove

Ekonomi

Shqiptarë dhe serbë mirëpresin investimin e 400 mln eurove

Më: 18 nëntor 2014 Në ora: 20:43

Zhvillimin ekonomik e shpresojnë edhe banorët e Brezovicës. Ata thonë se me dhënien me koncesion të këtij kompleksi turistik për 99 vitet e ardhshme, pritet që jeta e tyre të përmirësohet.

Investimi mbi 400 milionë euro në qendrën turistike në Brezovicë ka joshur banorët që të qëndrojnë. Degradimi i vit pas vitshëm i qendrës turistike jo rrallë alarmoi banorët. Të pafuqishëm ndaj kësaj dukurie, shumë pjesë piktoreske të Brezovicës tashmë janë shndërruar në beton e tulla.

Pas shpalljes së projektit për dhënien me koncesion për 99 vjet dhe investimin me mbi 400 milionë euro pronarët e bizneseve hoteliere shohin të ardhme në zhvillimin e qendrës turistike.

Të vetëdijshëm për dëmin e shkaktuar në natyrën e kësaj zone, ata nuk duan të flasin para kamerave.

.Serdjan Zdravkovic- vendas i Brezovices- `Nga privatizimi i Brezovicës pres të ardhme më të mirë. Konkretisht shpresoj të kemi mundësi më të mëdha punësimi. Unë punoj në një firmë që mirëmbajmë rrugën. Kjo firmë është nga Beogradi dhe në paguhemi për këtë punë. Në të ardhëm nëse do të kem një ofertë më të mirë pune me projektin e ri, normalisht që do ta ndërroja punën. Kjo varet vetëm nga paga”.
“Presim që nga ky projekt së pari të përfitojmë ne banorët që jemi këtu. Shpresojmë që do të jetë më mirë dhe do të përfitojmë vende të reja pune. Ne luftojmë për një vend pune dhe shpresoj që secili prej nesh do të ketë mundësi të sigurojë një jetë më të mirë për familjet tona. Nga zhvillimi i kësaj qendre varen qindra familje dhe uroj që të ketë sukses. Kërkoj që kushdo që do ta marrë, së paku një anëtar të familjeve tona ta punësojë në këtë mënyrë edhe ne do të mbijetonim”

Ndërkohë, nënkryetari i komunës së Shtërpcës, thekson se Brezovica është shtylla e zhvillimit të komunës. Ai thekson se nëse aprovohet ky projekt përfitimi, atëherë kalon kufijtë lokalë.

Nikola Kristic- Nënkryetar i Komunës së Shtëpcës -“Qendra turistike në Brezovicë është kurrizi dhe potenciali jonë më i rëndësishëm i Komunës dhe jo vetëm. Ky projekt është nacional dhe është në interes të të gjithë Kosovës. Investimi është jetik për Komunën dhe qytetarët e saj. Ne dëshirojmë që këtë vend ta shfrytëzojmë në mënyrën më të mirë. Dhe them që oferta e fundit është joshëse dhe brenda 90 ditësh presim nga kompania që të plotësojë dokumentacionin dhe nëse kjo aprovohet nga komiteti drejtues ndërministror, për ne është i mirëseardhur.
Investimi i Konsorciumit Francezo-Andorriano-Kosovare, kap shifrën e investimit në 410 milionë euro. Ndër të tjera pritet t’i krijojë më shumë se 3050 vende pune prej të cilave 920 vende pune/pozita do të jenë në resort/kompleksin turistik.

Por si e shohin njohësit e ekonomisë dhënien me koncesion të Brezovicës? Disa prej tyre këtë investim e cilësojnë jo vetëm si shumë fitimprurës për vendin, por ndër të tjera besojnë se do të ndikojë edhe në përmirësimin e imazhit të vendit.Oferta prej 410 milionë eurosh e konsorciumit francez-andorriano kosovar për Brezovicën, nga njohës të çështjeve ekonomike dhe kryetari i Odës Ekonomike po vlerësohet si ngjarja më e rëndësishme ekonomike e këtij viti, nga I cili do të mund të përmirësohet edhe imazhi i dëmtuar i Kosovës tek investimet e huaja.

Safet Gërxhaliu: `Po besoj qe në vitin 2014 është një ndër ngjarjet më të rëndësishme ekonomike nga vet fakti që po ndodh në një kohë të një vakumi institucional. Eshtë shumë e rëndësishme që të mbështetet ky projekt nga aspekti ekonomik, sepse 410 milion janë investiem të cilat do të reflektojnë në aspektin pozitiv në shoqërinë kosovare në rend të dytë aspekti social ose dimensioni social ku do të ketë mundësi për punësim sepse pa cdo investimti do të jetë edhe numër të ri të punësuarve në rend të tretë është aspekti multientik`
Ibrahim Rexhepi shpreson që kjo qendër do të jetë konkurrente edhe në rajon.

`Po ndoshta ky është lajmi ma i mirë i vitit 2014, edhe pse deri tah nuk kemi pas ndonjë informacion apo nuk kemi pas ndonjë zhvillim në vend që sado kudo inkurajon për një ardhmëri më të mirë. Oferta prej 410 milion euro është një ofertë e mirë dhe një shpresë se Brezovica gjatë viteve të ardhshme do të ketë një pamje krejte tjetër dhe do të jetë shumë më atraktive jo vetëm në krahasim me situatën qysh osht tash por besoj që do të jetë konkurrent edhe në rajon`. Rexhepi e Gërxhaliu shprehen se situata politike në vend e ka rënduar procesin por sipas tyre kjo ofertë e vlerësuar pozitivisht duhet të përkrahet për tu jetësuar në terren.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat