Ekonomistët: Kosova futet në krizë financiare prej 1 shkurtit

Ekonomi

Ekonomistët: Kosova futet në krizë financiare prej 1 shkurtit

Më: 29 tetor 2014 Në ora: 15:13

Ekonomisti Lumir Abdixhiku reaguar pas deklaratave të zyrtarëve të Qeverisë se me gjithë mungesën e institucioneve të reja, Kosova nuk futet në krizë edhe pesë muaj.
Sipas Abdixhikut, vetëm edhe 90 ditë i kanë mbetur derisa të futet në krizë të thellë buxhetore.

“Pra Kosova, siç dhe kam paralajmëruar më parë, ka vetëm edhe 90 e sa ditë kohë për të ndërtuar institucionet, në të kundërtën, nga 1 Shkurti i vitit 2015, asnjë shërbyes civil, asnjë shpenzim publik e asnjë punë shtetërore nuk mund të kompensohet pa konsolidim të Parlamentit”, ka shkruar Abdixhiku.

Lexojeni të plotë reagimin

Po habitem se si zyrtarët publik, ministrat e këshilltarët e tyre, nuk e bëjnë as më të voglën lodhje për të kuptuar se kur përfundon e drejta e Qeverisë për të shpërndarë buxhetin; dhe kështu dalin me deklarata kuturu në publik. Për mediat, gazetarët dhe secilin tjetër me interes, po ju përcjell më poshtë Nenin 24 të “Ligjit për Menaxhimin e Financave Publike”, për të kuptuar se me sa urgjencë e kemi bërjen e institucioneve. Ky ligj, qartë dhe pa lënë asnjë fije dyshimi, e përcakton se Qeveria e Kosovës, kjo në largim pra, ka të drejtë të shpërndajë (pagat e shpenzimet tjera publike) vetëm për Janarin e vitit 2015 – dhe për asnjë muaj më shumë. Do të kishte të drejtë ta bëjë për dy muajt e parë – siç po e keqkuptojnë këta zyrtarë e ministra që pritojnë të lexojnë ligjin – vetëm nëse në katër muajt e fundit para fillimit të vitit fiskal janë mbajtur zgjedhjet – e që nuk është këtë rasti këtë herë.

Pra Kosova, siç dhe kam paralajmëruar më parë, ka vetëm edhe 90 e sa ditë kohë për të ndërtuar institucionet, në të kundërtën, nga 1 Shkurti i vitit 2015, asnjë shërbyes civil, asnjë shpenzim publik e asnjë punë shtetërore nuk mund të kompensohet pa konsolidim të Parlamentit.

.

Neni 24

24.1 Varësisht nga paragrafin 2 i këtij neni nëse një Ligj për Ndarjet Buxhetore për një vit të caktuar fiskal nuk miratohet nga Kuvendi dhe nuk shpallet në mënyrë të rregullt nga personi i autorizuar për këtë shpallje para fillimit të vitit përkatës fiskal, ligji mbi ndarjet buxhetore i cili ka qenë në fuqi vitin e mëparshëm do të trajtohet sikurse:

a) nëse zgjedhjet e përgjithshme për deputetët e kuvendit janë mbajtur më pak se katër (4) muaj para fillimit të vitit përkatës fiskal: (i) thuajse është zgjatur për të mbuluar dy (2) muajt e parë të vitit të tillë fiskal; dhe (ii) thuajse siguron një ndarje buxhetore për çdo organizatë buxhetore, që është i barabartë me gjashtëmbëdhjetë dhe dy të tretat e përqindjes (16.67 %) të ndarjes buxhetore të siguruar për organizatën e tillë buxhetore nga ligji i ndarjeve buxhetore, ose

b) nëse nuk ka pasur zgjedhje të tilla brenda afatit kohor (i) thuajse është zgjatur për të mbuluar muajin e parë të vitit të tillë fiskal; dhe (ii) thuajse siguron një ndarje buxhetore për çdo organizatë buxhetore, që është i barabartë me (8.33 %) të ndarjes buxhetore të siguruar për organizatën e tillë buxhetore nga ligji i ndarjeve buxhetore.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat