MTI lavdërohet për raportin e bankës botërore

Ekonomi

MTI lavdërohet për raportin e bankës botërore

Më: 29 tetor 2014 Në ora: 14:13

Mulaj ka lavdëruar stafin e kësaj ministrie të cilët kanë punuar për të arriturat që kanë Kosova të ketë progres në shumë indikatorë, e të cilat janë paraqitur në raportin e Bankës Botërore.

Ministri në detyrë i Tregtisë dhe Industrisë, Ismet Mulaj ka lavdëruar stafin e kësaj ministrie të cilët kanë punuar për të arriturat që kanë Kosova të ketë progres në shumë indikatorë, e të cilat janë paraqitur në raportin e Bankës Botërore, edhe pse në këtë raport janë prezantuar edhe indikatorë të tjerë të cilat kanë pasur rënie. Në këtë raport, sipas ministrit thuhet se në përgjithësi, Kosova ka shënuar ngritje prej 11 pozitë në rangimin e përgjithshëm.

Mbrojtja e investitorëve të huaj, energjia elektrike, pagesa e taksave, janë disa indikatorë të cilët këtë vit kanë shënuar rënie.

E, për rënien e investitorëve të huaja, zyrtarët e MTI-së fajin ia lënë krizës ekonomike botërore.

“Një nga indikatorët që ka pasur më së shumti rritje për 68 vende, nga vendi 100 ka rënë në 42, është indikatori i regjistrimit të bizneseve që është rritja më e madhe që ka ndodhur për këtë vit dhe kjo i dedikohet Agjencionit për Regjistrimin e Biznesit. Po ashtu ka edhe të arritura të tjera të cilat janë domethënëse për të bërit biznes. Ju e dini që kur është marr kjo ministri nga Kusari Lila, raportet kanë qenë jashtëzakonisht negative dhe vit pas viti kanë ardhur trendët duke u përmirësuar, dhe trende shumë të mëdha”, tha Mulaj.

E, Gazemdn Mejzini, shef i Agjencionit për Regjistrimin e Biznesit, tha se, rezultat i rritjes së indikatorit të fillimit të biznesit, janë ndryshimeve dhe thjeshtësimeve të procedurave, shkurtimit të afatit kohorë për regjistrimin e bizneseve si dhe integrimin e sistemit të regjistrimit në institucione sikurse është ATK dhe Dogana.

Ai ka përmendur disa nga indikatorët të cilët kanë shënuar rritje dhe ato që kanë shënuar rënie, e të cilat janë të paraqitura në Raportin e Bankës Botërore.

“Te mbrojtja e investitorëve nuk ka ndonjë ngritje. Vitin e kaluar ka pasur për 7 pozita ngritje, kurse këta indikatorë tjerë, faktikisht i takojnë edhe dikastereve tjerë, dhe pak a shumë ka gjithku përmirësime dhe në rangimin e përgjithshëm, Kosova ka shënuar rritje për 11 pozita.....lëshimi i lejeve të ndërtimit i cili është gjithashtu një ngritje prej 13 pozitave, rryma elektriciteti, kemi rënie faktikisht, i dimë arsyet dhe pasojat të cilat mund të rrjedhin nga kjo. Regjistrimi i patundshmërive, këtu është ngritje për një pozitë. Qasja në financa, ose lejimi i kredive, që nuk ka të bëjë ndoshta drejtpërdrejtë me institucionet e Kosovës, këtu kemi një rënie prej 4 pozitave. Mbrojtja e investitorëve minon, duke pasur parasysh se vjet është paraqitur një ngritje për 7 pozita këtë vit nuk kemi pasur ndonjë rritje të dukshme. Pagesa e taksave edhe kjo për çudi është paraqitur një numër negativ, për 5 pozita. Tregtia ndërkombëtare edhe kjo ka shënuar një ulje të vogël, përmbarimi i kontratave kemi një ngritje pozitive, 5 %”, tha ai.

Ndërsa, sa i përket investimeve të huaja, edhe pse në raport thuhet se nuk ka ngritje, sipas Mejzinit, Kosova është në përmirësim të klimës të të bërit biznes, dhe kanë filluar të shënohen ngritjet për mbrojtjen e investitorëve të huaj.

“Sa i përket investitorëve të huaj të cilët vijnë dhe nuk e gjejnë një ambient të përshtatshëm, unë po mendojë se tash kanë filluar kushtet dhe përmirësimi i klimës së bërit biznes, është duke shënuar përparim është duke shënuar ngritje. Duhet mos ta harrojmë edhe një fakt se krejt regjioni dhe gjitha pasojat e krizës financiare medoemos janë reflektuar në Kosovë. Unë nuk them që kjo është e përkryer, por është shumë e rëndësishme për imazhin tonë është e rëndësishme që ne të vazhdojmë tutje dhe të shënojmë përmirësime dhe përparime të cilat më vonë do tregojnë rezultat”, tha ai.

Ndërsa ministri Mulaj thotë se ikja e investitorëve të huaj, po ndodhë për shkak krizës ekonomike botërore.

“Mos harrojmë që bota po kalon në krizë ekonomike dhe rajoni po kalon në krizë ekonomike. Është e qartë pse ka rënie të investimeve në rajon dhe në Kosovë ekskluzivisht për shkak të krizës globale. Kosova po hynë në një konkurrencë edhe rajonale edhe globale për tërheqjen e investitorëve. Thash që ka edhe shumë punë për të bërë por këto punë që janë bërë po i prezantojmë sot. Normalisht që Kosova nuk është vendi më i mirë për të investuar në botë, por ky progres që është arritur është arritur falë këtyre njerëzve dhe kësaj ministrie”, tha ai.

E me gjitha lëvdatat që i bërë ministri stafit të tij,pohon se në këto arritje, nuk është asnjë kontribut i tij, pasi që ka vetëm disa ditë, që ai është në krye të kësaj ministrie.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat