Raporti i BB-së: Kosova hapa para në të bërit biznes

Ekonomi

Raporti i BB-së: Kosova hapa para në të bërit biznes

Më: 29 tetor 2014 Në ora: 10:09

Në raportin e fundit të Bankës Botërore mbi lehtësinë e të bërit biznes, theksohet se ky tregues në Kosovë është përmirësuar me 1.8 pikë, ndërsa ka ngjitur 6 vende duke u renditur në vendin e 75-të.

Raporti vëren përmirësime në nxjerrjen e lejeve të ndërtimit pas krijimit të skemës së re të inspektimit dhe uljes së tarifës për marrjen e lejes.

Gjithashtu Kosova vlerësohet edhe për thjeshtësimin e procesit të zbatimit të kontratave, duke futur në funksionim sistemin e garantuesit privat.

Ndër të tjera në këtë raport vërehet problemi dhe ndërlikimi i procesit të transferimit të pasurisë si rezultat i rritjes së tarifës për regjistrimin e transaksioneve për regjistrim.

Me këto arritje dhe të tjera në, Banka Botërore e vlerësuar pozitivisht Kosovën me 1.8 pikë për klimën e biznesit, megjithëse mbetet ende shumë për t’u bërë.

Ky është viti i 12-të që Banka Botërore nxjerr një raport mbi klimën e zhvillimit të biznesit. Raporti i parë doli në vitin 2003. Ky raport vlen si një analizë e rregulloreve në nivel mikro-ekonomik për të ofruar një pasqyrë të klimës së biznesit.

Raporti përqendrohet në rregulloret për bizneset e vogla dhe të mesme, duke analizuar 10 indikatorë: hapjen e një biznesi, nxjerrjen e lejeve të ndërtimit, shërbimin elektrik, regjistrimin e pasurisë, marrjen e kredive, mbrojtjen e investitorëve pakicë, pagimin e taksave, tregtinë ndërkufitare, zbatimin e kontratave dhe procedurat e kompensimit të kreditorëve.

Në këtë analizë nuk merren në konsideratë faktorë si siguria në vend, stabiliteti makroekonomik, niveli i korrupsionit, aftësia e krahut të punës, funksionaliteti i institucioneve, infrastruktura e shërbimeve etj.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat