Dogana vazhdon me trendin rekord në mbledhjen e të hyrave

Ekonomi

Dogana vazhdon me trendin rekord në mbledhjen e të hyrave

Më: 28 tetor 2014 Në ora: 17:12

Nga janari 2014 e deri më sot dogana ka kaluar shifrën prej 700 milion euro të mbledhura.

Dogana e Kosovës ka vazhduar me performancën e mirë në grumbullimin e të hyrave, raporti i fundit financiar tregon qartazi për tejkalimin e nivelit rekord në mbledhjen e të hyrave pasi deri më sot kemi mbledhur 702.6 milion euro.

Nga janari 2014 e deri më sot dogana ka kaluar shifrën prej 700 milion euro të mbledhura. Krahasimi i të hyrave të këtij viti me vitin paraprak tregon rritje prej afër 30 milion euro, pasi që vitin e kaluar (2013) Dogana kishte mbledhur në këtë periudhë 673 milion euro.

Dogana e Kosovës atribuon performancën më të mirë tek disa faktor kyç siç janë, reforma e suksesshme e administratës doganore, rritja e vetëdijes nga bizneset, rritja e disiplinës dhe masave anti-korrupsion, si dhe asistenca e ofruar nga qytetarët në lajmërimin e rasteve të kontrabandës dhe korrupsionit. Dogana pret që deri në fund të këtij viti të arrijë mbi 900 milion euro të hyra që paraqesin shifrën në të lart të mbledhur ndonjëherë që nga themelimi i doganës.

Gjithashtu kërkojmë nga qytetarët që të na ndihmojnë në lajmërimin e rasteve të kontrabandës dhe korrupsionit përmes thirrjeve pa pagesë në 0800 50 095.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat