Pas 15 viteve, rikthehet në jetë Pazari i Gjakovës

Ekonomi

Pas 15 viteve, rikthehet në jetë Pazari i Gjakovës

Më: 24 tetor 2014 Në ora: 18:37

Komuna e Gjakovës ka filluar sot punimet për ndërtimin e platosë në tregun e vjetër të qytetit, vlera e përgjithshme e investimeve është 34 mijë euro.

Përmes një njoftimit për media nga kabineti i kryetares së Gjakovës Mimoza Kusrai Lila thuhet se vendi i cili që 15 vite kishte ngelur gërmadhë dhe pjesë e vdekur, sot ka filluar të rikthehet në jetë përmes projektit për ndërtimin e platos që do mundësoj rikthimin e tregut pas 30 ditësh.

“Ideja për rikthimin e tregut në këtë pjesë kishte filluar të jetësohet që në muajt e veres me rrënimin e disa objekteve të ndërtuara pa leje që ishin bërë gjatë viteve të kaluara, kurse pas procedurave të tenderimit ka filluar faza e shtruarjes së platosë”, thuhet në njoftim.
Gjithashtu, Komuna e Gjakovës pas rikthimit të tregut në pjesën e pazarit të qytetit, do angazhohet që të rikthej edhe funksionin e dyqaneve të shumta për rreth.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat