Presidentja Jahjaga priti delegacionin e Bordit të Drejtorëve të BERZH-it

Ekonomi

Presidentja Jahjaga priti delegacionin e Bordit të Drejtorëve të BERZH-it

Më: 23 tetor 2014 Në ora: 12:27

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga priti sot në takim një delegacion të anëtarëve të Bordit të Drejtorëve të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH).

Presidentja Jahjaga vlerësoi bashkëpunimin e Kosovës me BERZH-in dhe kontributin e këtij institucioni në ofrimin e mbështetjes, këshillimit dhe financimit të zhvillimit ekonomik të Kosovës dhe posaçërisht të zhvillimit të sektorit privat.

Presidentja Jahjaga dhe anëtarët e Bordit të Drejtorëve të BERZH-it diskutuan për të arriturat por edhe për sfidat ekonomike dhe zhvillimore të Kosovës. Presidentja Jahjaga vlerësoi se duhet një riorientim i rritjes ekonomike drejt burimeve të qëndrueshme, si zhvillimi i kapitalit njerëzor, zhvillimi i sektorit privat dhe resurseve natyrore.

Presidentja Jahjaga kërkoi nga anëtarët e Bordit të Drejtorëve ndihmën e mëtutjeshme të BERZH-it në procesin e privatizimit, ndihmën në zhvillimin e sektorit privat, duke përmirësuar qasjen e Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme në financa, dhe krijim të kapaciteteve të reja dhe mbështetje të investimeve private në sektorin energjetik.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat