Pr/ligji, 3840 minatorë përfitojnë pension 55 vjeç

Ekonomi

Pr/ligji, 3840 minatorë përfitojnë pension 55 vjeç

Më: 22 tetor 2014 Në ora: 20:35

Mosha e daljes në pension të ulët për ish-punonjësit e minierave do të jetë 55 vjeç. Kështu parashikon projektligji i ri “Për pensionet e punonjësve që kanë punuar në miniera”.

Nga Komisioni parlamentar i Veprimtarisë Prodhuese, deputetja Esmeralda Shkjau deklaroi se periudha e sigurimit për minatorët parashikohet të jetë 30 vjet, nga të cilët 12.6 muaj duhet të jenë në minierë nëntokë.

“Totali i pefituesve është 3840 pensionistë. Kjo kategoi nuk duhet të jenë ekonomikisht aktive, as e vetëpunësuar, perveçse punësim në bujqësi. Këto persona perfitojnë kompensimin e të ardhurave minimale dhe kompensimin në rastin e rritjes së çmimit të energjisë elektrike”, tha Shkjau.

Ndërsa sipas Drejtorit të Inspektimit të Marrëdhënieve të Punës, Pagave dhe Pensioneve në Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Astrit Kuka deklaroi se miratimi i këtij projektligji është shumë i nevojshëm. Projektiligji parashikohet që të ketë një efekt shtesë në buxhetin e qeverisë rreth 310 milionë lekë në vit.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat