Nuk ka rritje pagash

Ekonomi

Nuk ka rritje pagash

Më: 22 tetor 2014 Në ora: 08:11

Pothuajse çdo muaj shënohet ngritje çmimesh, por jo edhe e pagave. Sidomos në sektorin privat ku janë të punësuar pjesa më e madhe e kosovarëve. Megjithatë as pagat me rritje të sektorit publik nuk është se mbulojnë kënaqshëm shpenzimet e të punësuarve në këtë sektor.
Shanset që kjo situatë të ndryshojë për të mirë duken të pakta. Paga minimale e kategorizuar, 135 deri në 170 euro, pritet të mbetet po e njëjta edhe gjatë dy viteve të ardhshme.

Qeveria e Kosovës ka refuzuar kërkesën e Këshilli Ekonomiko- Social (KES), që paga minimale të rritet në 190 euro. Qeveria kishte vendosur që kjo pagë të jetë po e njëjta edhe për dy vitet e ardhshme. Nga ky vendim më së shumti do të pësojnë punëtorët e sektorit privat, të cilët nuk janë përfitues të rritjes se pagave sikurse ata të sektorit publik.

Punëdhënësit e sektorit privat pagën minimale po e aplikojnë për shumë punëtorë. Ky fakt është vlerësuar edhe si një nga dështimet në mbledhjen e KES-it, ku i është dorëzuar mandati Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS), për kryesimin e KES-it, pasi që anëtarëve të këtij këshilli i ka kaluar mandati.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat