“Gjermania ka investuar në Shqipëri 900 milionë euro"

Ekonomi

“Gjermania ka investuar në Shqipëri 900 milionë euro"

Më: 21 tetor 2014 Në ora: 22:58

Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto, mori pjesë sot në aktivitetin e organizuar me rastin e Ditës së Bashkëpunimit Shqipëri-Gjermani, ku prezantoi disa nga strategjitë dhe sfidat me të cilat përballet sektori i ujësjellës-kanalizime.

Në fjalën e tij Haxhinasto tha se Gjermania ka investuar në vendin tonë rreth 900 milionë euro në ato sektorë që sjellin një impakt të madhe në zhvillimin e vendit.

“Bashkëpunimi është shumë i hershëm. Ai ka filluar që në vitin 1988, dhe nga atëherë janë investuar rreth 900 milion euro, në fusha të ndryshme. Gjermania është fokusuar në ato sektorë, të cilët sjellin një impakt shumë të madh në zhvillimin e vendit, në dhënien e shërbimeve cilësore publike ku midis të tjerave uji zë një vend të veçantë, siç e pamë edhe nga shifrat, ku 30 për qind e investimeve kanë shkuar për fushën e ujit.

Pra është një investim i konsiderueshëm dhe sigurisht është momenti për të falënderuar qeverinë gjermane dhe shumë organizata të tjera ndërkombëtare. Dëshiroj të përfitoj nga ky rast, ti falënderoj ato për gjithçka që kanë bërë në këtë sektor të rëndësishëm.

Do të shprehja mbështetjen time tek projekti që ne kemi në agjendën tonë të përbashkët edhe për të ardhmen, pasi pavarësisht këtyre rezultateve, sektori ka një nevojë të jashtëzakonshme për të vazhduar programet e bashkëpunimit dhe këtu Gjermania, Banka Botërore edhe institucione të tjera, janë të mirëpritur për të bashkëpunuar.

Rëndësia kryesore për këtë sektor ka të bëjë me atë që gjithçka që bëhet për sektorët të mos shikohet si një investim thjeshtë fizik, por si një investim fizik për të arritur një shërbim të caktuar, dhe në qoftë se e adoptojmë këtë përqasje produkti do të jetë cilësi më e mirë shërbimi për qytetarët”, tha ministri Haxhinasto.

Sipas tij sfidat kryesore të qeverisë shqiptare janë zvogëlimi i humbjeve të energjisë në rrjet, menaxhimi dhe rritja e kapaciteteve njerëzore jo vetëm për rrjetin energjetik, por edhe atë ujor.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat