Shahini: Bojkotoni produktet serbe

Ekonomi

Shahini: Bojkotoni produktet serbe

Më: 21 tetor 2014 Në ora: 11:48

Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini, ka apeluar tek të gjithë konsumatorët e Kosovës që t’i bojkotojnë prodhimet e Serbisë,

Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini, ka apeluar tek të gjithë konsumatorët e Kosovës që t’i bojkotojnë prodhimet e Serbisë, madje të gjitha ato produkte që vijnë nga vendet që ende nuk e kanë njohur Kosovës.

Në një intervistë dhënë për KosovaPress-in, Shahini, ka treguar se kampanja që ka nisur me datë 15 tetor do të vazhdojë deri më 28 nëntor dhe se deri atëherë, ai shpreson se konsumatorët do të vetëdijesohen edhe më shumë duke konsumuar prodhime vendore.

“Qëllimi kryesor i kampanjës “Unë konsumoj prodhime vendore, po ju?”, javët e biznesit tashmë nga viti 2003 e këndej, organizohet në të gjithë Kosovën. Këtë vit ky projekt do të realizohet edhe në shtetet e tjera duke përfshi edhe Shqipërinë, Malin e Zi, Maqedoninë, Luginën e Preshevës, edhe te shtetet të Azisë, siç është Turqia, vendet e tjera të Bashkimit Evropian me qëllim të promovimit të bizneseve vendore, prodhimeve të veta duke ngritur vetëdijen kombëtare, duke konsumuar prodhim vendi, prodhim autoktone ne do të kemi mundësinë që së pari ta ngritim nivelin e mirëqenies sociale në tërë kombin shqiptar dhe së dyti të marrim edhe ne një hise nëpër tregjet e huaja për arsye se edhe Kosova edhe Shqipëria por edhe vendet e tjera, janë vërshuar nga produkte të huaja dhe bën si konsumatorë jemi duke e konsumuar”, ka thënë Shahini.
Siç ka thënë ai, me këtë kampanjë i ftojn të gjithë konsumatorët që t’i konsumojnë prodhimet që shkruajnë shqip që janë në gjuhën shqipe, që prodhohen në gjuhën shqipe në mënyrë që mos të jemi konsumues të produkteve të huaja, por të jemi konsumues të prodhimeve të vendit.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat