Zhbogar viziton Devollët

Ekonomi

Zhbogar viziton Devollët

Më: 20 tetor 2014 Në ora: 20:42

Një delegacioni i udhëhequr nga Përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian në Kosovë, Samuel Zbogar bëri një vizitë në Devolli Corporation, ku u njoftuan për historianin 25 vjeçar, të arriturat, asetet dhe investimet kapitale.

Gjatë vizitës delegacioni u pritë nga përfaqësuesit e Devolli Corporation të udhëhequr nga Pronari Shkelqim Devolli dhe Drejtori i Përgjithshëm Ismet Bojku me ç’rast patën një takim pune dhe vizitë në repartet e Korporatës, ku u njoftuan për historianin 25 vjeçar, të arriturat, asetet dhe investimet kapitale të Devolli Corporation.

Zbogar ishte tejet i impresionuar me aktivitetet dhe kapacitetet prodhuese dhe shërbyese të Korporatës, duke shprehur mirënjohje për të arriturat.

Të dy palët u dakorduan se sektori privat duhet të jetë shtylla kryesore e ekonomisë së një vendi, andaj ajo duhet ta ketë përkrahjen e institucioneve dhe shoqërisë.

Zbogar ofroj mbështetjen e tij dhe institucionit që përfaqëson ndaj Devolli Corporation në veçanti dhe gjithë sipërmarrësve në përgjithësi.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat