Autoriteti i konkurencës hetim për OSHEE

Ekonomi

Autoriteti i konkurencës hetim për OSHEE

Më: 19 tetor 2014 Në ora: 13:56

Autoriteti i Konkurencës ka filluar hetimin ndaj Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike dhe kompanive EFT dhe GSA, pas ankesave të dorëzuara nga tregtari tjetër i energjisë GEN-I Tirana. Me dy ankesa të dorëzuara në korrik dhe shtator pranë Autoritetit të Konkurencës, kjo kompani pretendon se OSHEE ka manipuluar në nëntë tenderat mujorë të blerjes së energjisë, nga janari deri në shtator të këtij viti. Duke favorizuar në tendera kompanitë EFT dhe GSA, përllogaritjet e kompanisë “Geni Tirana” flasin për një dëm prej 7.33 milionë euro shkaktuar taksapaguese shqiptarë ne këto nëntë muaj.
E kontaktuar nga ABC News, Kryetarja e Autoritetit të Konkurencës bën të ditur se po monitorohet sjellja e tregtarëve që sheshin energji për mbulimin e humbjeve.
Ankesat e kompanisë tregtare të energjisë, janë bërë publike nga rrjeti ballkanik I gazetarisë investigative Birn.
Ankesa thotë se tenderët e OSHEE u manipuluan përmes dy metodave, të cilat u alternuan në muaj të ndryshëm.
Të pyetur po nga “Birn” për këto akuza, OSHEE dhe EFT nuk kanë dhënë komente, ndërsa përfaqësëuesit e GSA thonë se janë informuar për ankesën e kompanisë së tretë në tender, por nuk e dinë përmbajtjen e saj. Drejtuesit e kësaj kompania kanë monuar partneritetin me ndonjë kompani tjetër, përfshirë EFT-në”.
Shqipëria importon dhjetëra milionë euro energji elektrike çdo vit për të plotësuar kërkesën e brendshme dhe për të mbuluar humbjet e medha në rrjet. Për pjesën e humbjeve. Importi bëhet nga kompania e shperndarjes OSHEE.
Nëse Autoriteti i Konkurencës vërteton manipulimin në tendera në favor të disa kompanive dhe në dëm të konsumatorëve, lajmi i keq për shqiptarët nuk do të jetë vetëm rritja e çmimit të energjisë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat