Arka e shtetit mbushet në dëm të bizneseve

Ekonomi

Arka e shtetit mbushet në dëm të bizneseve

Më: 19 tetor 2014 Në ora: 10:47

Rritet tatimi i paragjykuar për t’i realizuar parashikimet. Këtë vit janë mbi 7 ankesa të kompanive ndaj Doganës dhe ATK-së.
Qeveria e Kosovës në detyrë parasheh që buxheti për vitin 2015 të jetë 1 miliard e 670 milionë euro.
. Për t’i realizuar parashikimet e Qeverisë, janë dy institucionet kryesore që mbushin arkën e shtetit - Dogana dhe Administrata Tatimore e Kosovës (ATK). Këto institucione janë duke bërë çmos që t’i inkasojnë të hyrat e parashikuara nga Qeveria, e që në sytë e komunitetit të biznesit kjo po shihet si rëndim i bizneseve, të cilave në të shumtën e rasteve po u bëhet e padrejtë. Përfaqësues nga komuniteti i biznesit janë të shqetësuar për mënyrën sesi Doganat po i trajtojnë bizneset, ku në të shumtën e rasteve ato po ballafaqohen me vlerësim të mallit të paragjykuar nga Doganat./Kosova Sot

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat